10:59 / 19 February 2025
Këngëtarja Edona Llalloshi ishte prurja e befasishme e Lëvizjes Vetëvendosje, pak ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Llaloshi iu fut garës për deputete, duke bartur numrin 19.
E sipas rezultateve preliminare, Edona Llaloshi ia ka dalur që t’i siguroj 26 mijë e 765 vota, duke lënë prapa vetes shumë emëra të njohur të partisë, si ministrat Hajrullah Ceku, Arbërie Nagavci, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli e deputetët Mefail Bajqinovci, Armend Muja, Artan Abrashi, Arër Rexhaj, Dimal Basha e të tjerë.
Me këto vota, Llalloshi e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.