Lajme

Efi Dhedhes uron Kiara Titon për shtatzaninë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:13 / 24 November 2023

Kryeartikujt e mediave rozë sot janë pushtuar padiskutim me lajmin se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëhen së shpejti prindër.

Dyshja e famshme e kanë konfirmuar këtë lajm të bukur përmes një projekti të ri muzikor kënduar nga Luiz Ejlli, “Frymë”, i cili është një dedikim për pritjen e ëmbël.

Në videon që shoqëron klipin, Luizi dhe Kiara kanë ndarë me publikun sekunce të ndryshme që nga momenti i testit të shtatzanisë deri në momentin e zbulimit të gjinisë. Sikurse kishte qarkulluar në media, Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër të një vajze.

K lajm i cifit është komentuar masivisht nga përdoruesit e rrjeteve sociale, ku njëkoëhsisht shumë personazhe publik kanë shkruar urimet e tyre.

Ndërkohë që është komentuar gjithmonë për një prishje të marrëdhënieve mes Kiarës dhe Efit, kjo e fundit ka uruar gjithashtu moderatoren lidhur me lajmin e shtatzanisë.

“Shumë urime”, ka shkruar Efi në videon e postuar në Instagramin e Kiarës, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.