Lajme

Egla Ceno dhe Zhaklin Lekatari përplasen në “Goca dhe Gra”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:02 / 1 December 2024

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Egla Ceno dhe Zhaklin Lekatari u përfshinë në një debat të ashpër, i cili u rikthye nga një koment i disa kohëve më parë. Gjithçka nisi kur Egla i kujtoi Zhaklinës një situatë që lidhej me një postim të saj për komunitetin LGBT.

“Unë mbaj mend që ke komentuar dikur në një postim timin dhe gjuha jote ka qenë e dhunshme,” tha Egla. “Isha duke lexuar një poezi, e cila titullohet ‘LGBT’. Poezia bënte disa pyetje mbi marrëdhëniet dhe si ndihen njerëzit në to. Komenti yt ka ndjellë qindra komente të tjera të dhunshme.”

Zhaklina nuk e mohoi situatën dhe i qëndroi qëndrimit të saj. Ajo iu përgjigj:

“Po, i qëndroj ende atij komenti. Por kujtoj që ky debat u mbyll kur ti më ftoje për kafe që ta diskutonim bashkë.”