2:58 / 7 February 2025
Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, kanë patur mundësinë sot që të lexojnë mesazhet që kanë ardhur për ta në “Big Love”.
Secili prej tyre ka marrë një mesazh nga fansat, miqtë dhe familjarët. Në ledin në living është shfaqur një mesazh për Laertin, të cilin duket se ia ka dërguar mikja e tij, Egla Ceno.
Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t i shkruan:
“Laert si quhen ata të cilëve u dhuron një pemë, por e duan me gjithë fruta? Mos harro që një armik i ndershëm është mëmirë se njëmik fals, thotë poeti. Përshëndes gjithë banorët”.
Laerti e falenderon miken e tij, ndërkohë të gjithë banorët e tjerë e duartrokitën atë.