2:53 / 25 April 2024
Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë patur një raport miqësor me në shumë raste i kanë dalë krahë njëra-tjetrës, mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar. Kjo pasi Heidi në debatet që ka patur ditën e djeshme me Romeon në suitë, ka dashur që askush të mos ndërhyjë. Mirëpo ndonëse u nis me qëllim të mirë për t’i “qetësuar ujërat” mes të dyve, Egla është ndaluar nga Heidi që të futet në dhomën e tyre. Në një bisedë me Julin në oborr, Egla shprehet se sjellja e Heidit e ka lënduar, ndonëse gjithmonë ka dashur ta këshillojë.