Lajme

Egla i shkruan letër Erjolës: Je një super grua me qindra ngjyra brenda saj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:32 / 13 April 2024

Ditën e sotme Vëllai i Madh i ka dhënë një sfidë të re banorëve të BBV. Sipas zarfit të mbërritur në shtëpi, i cili është lexuar nga Jetmiri, njoftohej se të gjithë banorët do i shkruanin letër një banori tjetër, duke shprehur vlerësimin apo dashurinë që kanë për të.

Banorët kanë nisur të shkruajnë letrat për njëri-tjetrin teksa të gjithë janë mbledhur në oborr.  Erjola ka marrë nje lëtër të veçantë nga Egla që sigurisht ka qenë e papritur për të, nisur nga debatet e shumta që kanë patur në shtëpi.

E dashur Erjola, nuk u mendova gjatë për të zgjedhur emrin tënd për të të shkruar këtë letër. Erjola nuk ka fjalë për ta shpjeguar por e njoh mirë ndjenjën e nevojës për dy fjalë zemre qoftë edhe nga një njeri i largët. Ndjej që ti meriton të dëgjosh çdo ditë fjalë zemre sepse ti je një super grua me qindra ngjyra brenda saj. Vlerësoj historinë tënde të rrëfyer këtu në BBV3 dhe shpresoj që shpirti yt të mos lëndohet më nga asnjë dallkauk atje jashtë. Unë sinqerisht mendoj që je një super vajzë, respekte, të dua Egla”, shkruhej në letrën që ka përlotur Erjolën, e cila i ka dhuruar një përqafim të ngrohtë Eglës pas leximit të letrës.

Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës një prej 9 banorëve të eleminuar do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.