11:31 / 25 January 2025
A është “përdorur” dikush në këtë histori? 🤔 Egli diçka ndjente 💔, por me sa duket jo Gjesti dhe të dy kanë sqaruar raportin e krijuar mes tyre.
Egli: Gjesti është diçka tjetër, i vetmi që kam besim, që nuk ka qëllim të keq.
Ndihem pak në siklet, nuk është situatë e bukur, por është diçka që ndodh.
Ndiej pak turp për refuzimin. Më ka shtyrë të besoj diçka më shumë.
Dola nga një kornizë që i kisha vendosur vetes. E respektoj që është treguar i sinqertë. Qëndrimi tani, pak më i vështirë në shtëpi. Gjesti: Jam tërhequr se s’dua ta lëndoj.
Kam qejf të rri me të, por nuk kam arritur atë fazë. Nuk kam asgjë me asnjë tjetër, edhe jashtë shtëpisë. E kam ndjerë në sytë e saj që ka diçka për mua.