9:49 / 16 June 2025
Egli Tako, pas ndarjes artistike me Fifin, ka gjetur një shtëpi të re për karrierën e saj muzikore.
Prive by Liberta Spahiu ka mësuar se në horizont janë disa projekte bombastike, të kuruara me kujdes nga menaxhmenti i ri.
Një ndër to – që pritet të ndezë verën – është një bashkëpunim i shumëpritur: Egli, Lumi B dhe Ghetto Geasy në një këngë të vetme!
Detaje të tjera priten shumë shpejt, por ajo që dihet me siguri është se kjo verë për Eglin nuk do të jetë thjesht e nxehtë… por e zjarrtë muzikalisht.