9:50 / 26 June 2025
Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt të ri. Këtë herë, ajo vjen në një bashkëpunim surprizë me këngëtarin Sergio.
Kënga e re, e cila pritet të publikohet së shpejti, ka zgjuar menjëherë interesin e ndjekësve. Ish-banorja e BBV ndau në Instagram disa momente ekskluzive nga xhirimet e videoklipit dhe publikoi një pjesë të këngës, duke lënë të kuptohet se ky projekt do të jetë ndryshe nga ato që ka realizuar më parë.
Ndërsa së shpejti priten detaje të tjera rreth datës së publikimit dhe titullit të këngës.