Egli Tako ishte sonte në emisionin Canapé, ku theu heshtjen për herë të parë pas përfundimit të Big Brother Albania.
Ajo foli për karrierën, projektet e reja, shtëpinë e re mediatike dhe mbi të gjitha – për raportin e saj me Gjestin.
Ashtu siç kishte raportuar më herët Prive By Liberta Spahiu, Egli konfirmoi se marrëdhënia e saj me Gjestin jashtë shtëpisë është e pandryshuar.
“Kemi kontakt herë pas here. Siç ka qenë raporti ynë në shtëpinë e Big Brother, ashtu ka mbetur edhe jashtë,” u shpreh ajo.
Egli tha se ka parë videon ku Gjesti, gjatë një koncerti live, ka puthur bluzën me fotografinë e tyre, dhe reagoi për këtë veprim të Gjestit: “I dërgoj një puthje nga studio, ashtu siç veproi edhe ai,” u shpreh ajo me një buzëqeshje.
Megjithatë, Egli theksoi se nuk ka më çfarë të shtojë mbi marrëdhënien me Gjestin, duke respektuar dëshirën e tij të shprehur në ‘Post Big Brother Albania’ për ta mbajtur privatësinë e tyre larg vëmendjes publike.
Egli theksoi se është gati për një kapitull të ri në industrinë e muzikës.