12:49 / 15 October 2022
Rreth polemikave të shumëta për shtatoren e Sami Lushtakut ka reaguar edhe ish drejtori i Bekim Jasharit në komunën e Skënderajt, Gëzim Ejupi….
…..
Postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook….
…..
“Bac, po kanë qejf me u barazu me ty;
Bac, prej kur ike ti, këta mbollën vetëm marrëzi;
Bac, mirë, shumë mirë që i ke njoft edhe ti;
Bac, këta po dojnë me shly histori;
Bac, këta e dinë mirë edhe atë se çfarë ju the ti;
Bac, mirë e dinë se po e dëgjoj populli fjalimin tënd kur ikën dhe ta kthyen shpinën askush si jep vlerë as për njeri;
Bac, pushteti i ka qorru edhe pse këta të qorrum kanë qenë;
Bac, kur ti ke ra për liri dikush mes lufte ka bërë pasuri;
Bac, shumë gjëra të pista kanë ndodh në këtë liri;
Bac, nuk i kishe pasur disa njerëz të denjë që kanë qëndru me ty;
Bac, këta syrin e kishin pasur vetëm në pasuri;
Bac, tash se fundmi po dëshirojnë me u skalit bashkë me ty;
Bac, këta horra vërtetë kishin qenë faqezi sepse këtë gjë një patriot as nuk do ta kish sjell në kry me tentu me ndryshu histori;
Bac, ende djemë ka Shqypnia që asnjëherë nuk do ta lejojnë të përzihet LAVDIA dhe Hajnia.
Kështu që juve marroq t’paskrupullt ju kisha lutur atë buxhet komunal riorientone për ndonjë projekt në të mirë të qytetarëve edhe pse e di që ju në atë drejtim asnjë sekond të vetëm nuk mendoni por bëni çfarë të doni por assesi mos guxoni në një gurë me legjendat tona të qëndroni.
LAVDI LEGJENDARË!
Ps. Foto është shkrepur para dezertimit me pasë disa nga këta kanë qenë dezertorë dhe që normalisht do duhej të ndëshkoheshin dhe jo të lavdërohen dhe të portretizohen”