Lajme

“Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen…”/ Ministri Murati jep detajet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:14 / 17 March 2024

Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, ka thënë ekonomia e Kosovëa është rritur në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, dhe se kjo dëshmon qëndrueshmërinë e bizneseve tona përballë sfidave.

“Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme.

Sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona.

Në grafikun më poshtë mund të shihni edhe krahasimin e performancës ekonomike të vendit nëpër vite.

Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit.

Image

Grafika