Lajme

“Ekskluzive: sot Albini e pranon Asociacionin”/ Rron Gjinovci “thumbon” kritikuesit e kryeministrit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:42 / 14 September 2023

Analisti Rron Gjinovci nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka komentuar në një mënyrë mjaft interesante takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Sebisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Gjinovci në postimin e tij ka publikuar një video të shkurtër ku me ironi thotë se ka informacione se sot kryeministri Kurti e pranon Asociacionin.

Madje, sipas Gjinovcit kjo po ndodhë për të “tetën herë me radhë”.

“Ekskluzive: sot Albini e pranon Asociacionin”, shkruan Gjinovci mbi videon e postuar.

Ndryshe, tashmë kanë nisur takimet në Bruksel.

Fillimisht, palët janë takuar veç e veç me përfaqësuesit e BE-së, ndërsa më vonë pritet edhe takimi direkt Kurti-Vuçiq.