Lajme

Ekskluzive, Tahiri thotë se ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:48 / 11 October 2024

Nuk ka diskutim brenda partive opozitare për kriterin apo kush a është ai që del i pari apo mbi.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dhënë një informacion ekskluziv në Klan Kosova lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit.

Në emisionin DPT Fidani, ai tha se partitë opozitare të vendit kanë biseduar me njëra-tjetrën që të mos bëjnë koalicione me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila tashmë është në krye të vendit duke qeverisur.

“Nuk ka garanc, janë disa tema të rëndësishme së pari për të ndodhur qeveria e ardhshme, duhet të vendoset një kriter kush është i pari e kush është i dyti”.

“Kjo është ekskluzive pasi po flasim, nuk ka diskutim brenda partive opozitare për kriterin për formën apo kush a është ai që del i pari, varet shumë i pari”.

“Ka dakordancë që nuk shkojmë me LVV-në”, ka thënë Tahiri.

Më tej, ai është pyetur për rezultatin që mendon se do të ketë LVV në zgjedhje, Tahiri tha se ai nuk jep numra, dhe se nuk është barometër, si dhe ka shtuar se opozita do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.