Lajme

Eksperti financiar për dinarin: Halli i Presidentit serb është se po i ndërpriten rrugët e paligjshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:38 / 7 February 2024

Eksperti finaciar, Milazim Abazi ka folur për rregulloren e re të BQK-së duke thënë se kjo rregullore nuk e pengon Serbinë të financojë serbët në Kosovë.

Ai në RTV Dukagjini tha se Serbia mund të dërgojë euro nëpërmjet sistemit bankar të Kosovës dhe se qytetarët serbë mund të hapin llogari në bankat e Kosovës pa ndonjë problem.

Sipas tij halli i vetëm i Presidentit serb është se po i ndërpriten rrugët e paligjshe.

“Halli i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk janë problemet me ndihmat sociale, por se po i ndërpriten rrugët e paligjshme”, ka thënë eksperti financiar, Milazim Abazi.

Sipas ekspertit financiar, edhe me këtë rregullore nuk do të ketë probleme nëse Vuçiq dëshiron t’i subvencionojë qytetarët serbë në Kosovë.

“Afaristët kosovarë 371 milionë kanë pasur importe nga Serbia në vitin 2022, 188 milionë në vitin 2023… të gjitha këto para në euro kanë shkruar përmes sistemit bankar të Kosovës në sistemin bankar të Serbisë apo në bankat korenspoduese. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për Serbinë, Vuçiqi kur të do mund t’i nisë 140 milionë euro për pagat e pensionet apo çfarëdo tjetër që dëshiron të subvencionojë në Kosovë dhe brenda ore vijnë në 3 bankat e Kosovës dhe qytetarët shkojnë i marrin. Nëse ndonjë qytetar serb nuk ka llogari, mund t’i drejtohet secilës bankë që ta hapë xhirollogarinë”, ka thënë Abazi.

Abazi ka theksuar se kjo rregullore do t’u nxjerrë probleme vetëm strukturave kriminale që financohen nga Beogradi.

Ai ka shtuar se BQK-ja është dashur ta informojë më shumë opinionin serb se si zbatohet kjo rregullore.

“Ndoshta këtu ka munguar vetëm sensibilizimi i opinionit serb se si duhet të funksionojë kjo. Unë edhe më herët kam kërkuar që BQK-ja ta bëjë një periudhë kalimtare 30-45 ditë për të informuar opinionin serb si zbatohet kjo rregullore”, ka shtuar Abazi.

Kujtojmë se rregullorja e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, ku, ndër të tjera, parashihet që valuta e vetme për kryerje të pagesave në Kosovë të jetë euro.