Lajme

Eksperti i ekonomisë për dinarin: Vendim i ligjshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:06 / 4 February 2024

Profesori dhe eksperti i ekonomisë, Mejdi Bektashi, e ka quajtur të drejtë vendimin e bordit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e valutës së dinarit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bektashi ka potencuar se gabimi në rregulloren e re të BQK-së është mënyra e implementimit.

Ai ka fajësuar edhe disa zëdhënës të politikës për ndërhyrje në BQK, duke tentuar që me deklaratat e tyre të devijojnë opinionin publik.

“Vendimi i Bordit të BQK-së është legal dhe i mbështetur në nenin 11 të Kushtetutës dhe rregullores së BQK-së. Problemi paraqitet në implementimin që prek shumë njerëz, përafërsisht 40 mijë serbë lokal që marrin subvencione nga Serbia. Serbia vitin e kaluar ka ndarë 130 milionë euro duke mos përfshirë investimet kapitale. Problemi parashtrohet me implementimin.

Rregullorja nuk duhet të tërhiqet pasi që ajo tashmë vetëm se është aprovuar, por duhet të kërkohet një periudhë për tranzicionin. 12 muaj ose më pak, me qellim që serbët të mësohen me këtë problem”, ka thënë Bektashi.

Sipas profesorit të ekonomisë, politika ka shkelur rregulloren e BQK-së, duke tentuar që të marrë merita për largimin e dinarit nga tregu.

“Vendimi për këtë masë është marrë nga bordi i BQK-së dhe gabimi më i madh është bërë se politika, kryesisht disa zëdhënës duke shpejguar se kjo masë ështrë e Qeverisë së Kosovës, kanë shkelur rregulloren mbi pavërsinë e BQK-së”, theksoi Bektashi.