Lajme

Eksperti i sigurisë për ngjarjen në Shtërpcë: Mos e harroni rastin “Panda”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:06 / 7 January 2023

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, duke komentuar zhvillimet e fundit në Shtërpcë ka thënë se, ngjarja e sotme është për t’u dënuar nga secili prej nesh, sepse e ka dëmtuar vendin tonë shumë.

Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se, patriotizëm është dashuria dhe mbrojtja e atdheut.

“Prandaj unë e mbroj vendin tim duke u distancuar nga ky rast. Ne duhet t’i zbulojmë të gjitha fabrikimet që i ka bërë Serbia”, tha ai.

Shkrimi i plotë:

Pavarësisht motivit që ka pasur i dyshuari që ka plagosur dy serbë sot në komunën e Shterpcës, ky rast e bën Beogradin për t’i fërkuar duart. Deri sot, me vite të tëra, pa ndalë kanë krijuar fabrikime të sulmeve etnike. Ngjarja e sotme është për t’u dënuar nga secili prej nesh, sepse e ka dëmtuar vendin tonë shumë. Personalisht, unë distancohem nga çdo rast si ky!

PATRIOTIZMI është dashuria dhe mbrojtja e ATDHEUT, prandaj unë e mbroj vendin tim duke u distancuar nga ky rast. Ne duhet t’i zbulojmë të gjitha fabrikimet që i ka bërë Serbia.

I kam përmendur disa herë, por po e përsëris: mos e harroni rastin PANDA, kur shërbimet sekrete serbe i kanë vrarë 6 të rinj serbë, vetëm e vetëm që të fajësohen shqiptarët dhe Ushtrisa Çlirimtare e Kosovës.