Lajme

Elenë Stublla: Nuk mund t’ua cenojmë të drejtën fëmijëve për mësim për 100 euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:02 / 2 September 2022

Nga Elenë Stublla

Paralajmërimi i SBASHK-ut se do ta paralizoj punën e tërë sistemit arsimor sa e thellon irritimin dhe fyerjen e qenies së mësimdhënësit.

Dy kërkesat e tyre: Inicimi i ligjit për paga (që veçse u realizu) po mbetet vetëm lëmosha prej 100€!

Është deningruese se si mund ta “mashtrosh” mësimdhënësin hallexhi duke tentuar t’ia përdhossësh integritetin e shenjtë! Mësimdhënësi nuk është në shitje e as vegël e askujt!

Ne si mësimdhënës kemi mision shumë të shenjtë, ndritjen e së ardhmës së kombit, pra fuqizimin e shtetit!

Asnjë mësimdhënës nuk mund të bie pre e mashtruesve dhe dashakqinjëve të arsimit!

Fëmijët janë e ardhmja jonë, në asnjë rrethanë nuk mund t’ua cenojmë të drejtën për mësim e aq më pak për 100€!

Elenë Stublla është mësuese e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë