Elezaj konsideron se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk çon aq shumë peshë për Uashingtonin zyrtar, që ajo të arrihet me çdo kusht në takimin e ardhshëm, posaçërisht jo edhe pa pjesëmarrjen e përfaqësuesit të BE-së, z. M. Lajçak.
“Se sa do ishte e rëndësishme pjesëmarrje e z. Albin Kurti në bisedimet Kosovë-Serbi, mund të numëroj disa fakte kur bëhet fjalë për interesat tona nacionale, por ndër më kryesorët është vet koncepti, qasja politike si dhe platforma për bisedime, të cilën z. Albin Kurti filloi ta zbatonte ndaj Serbisë me të ardhur në krye të qeverisë, e që ishte diametralisht e kundërt krahasuar me qasjen dhe pikëpamjet vasale të Hashim Thaçit ndaj Beogradit zyrtar. Kur them qasje, kam parasysh qëndrimin atdhetar, patriotik dhe politik shumë të drejt të Albin Kurtit, qasje kjo nga e cila pala shqiptare nuk do duhej të çonte kurrë dorë, kur të gjithë miqtë tanë perëndimorë e dinë fort mirë, se çfarë masakrash të tmerrshme, gjenocid dhe shkatërrime ka bërë regjimi kriminal i Serbisë në Kosovë gjatë luftës së fundit, 1990/99”, ka thënë publicisti Elezaj.
Sipas tij, platforma e paraqitur për bisedime e Kurtit është e vetmja rrugë dhe mënyrë që Serbia t’i pranonte krimet dhe dëmet e luftës që ia ka shkaktuar popullit shqiptar, e jo mbrapsht ashtu siç deshën të veprojnë klani “Pronto” në krye me presidentin Thaçi, që gjoja për hir të marrjes së “njohjes” së pavarësisë nga Serbia, ajo të amnistohet për gjitha masakrat, krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj 2 milion shqiptarëve.
“Pra, ishte ky qëndrimi i vetëm dhe i drejt i Albin Kurtit, të cilin ekipi negociues i Kosovës do duhej të prezantonte në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Ai thotë se një një qasje të tillë e të guximshme është për tu përgëzuar, shumë me vend si dhe në favor për rrjedhën dhe marrëveshjen përfundimtare, të qëndrueshme dhe juridikisht të obligueshme me Serbinë hegjemoniste, e cila për asnjë milimetër nuk po lëshon pe ndaj kërkesave legjitime të popullit shqiptar të Kosovës.
“Çdo marrëveshje me Serbinë e cila nuk do e përfshinë kërkim-faljen, dëmet dhe reparacionet e luftës, kthimin e 1700 të pagjeturve si dhe pranimin pa kushte të pavarësisë së Kosovës, jo vetëm se nuk do shpie në normalizimin e raporteve midis xhelatit-Serbisë dhe viktimës-Kosovës, mbase një dokument i tillë diskriminues dhe i pa pranueshëm për popullin shqiptar, do shkakton pa dyshim konflikte dhe luftëra të reja në Ballkan, ndoshta edhe më gjerë”, ka thënë publicisti Rexhep Elezaj.