Ballina

Elmi Reçica, PDK: Marrëveshje më Serbinë, vetëm me njohje dhe garancë të SHBA’ve – për targat, Qeveria të koordinohet me aleatët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:50 / 1 November 2022

Sa herë që kemi vepruar në kooordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian si shtet kemi arritur t’i zgjidhin problemet e rënda, andaj Qeveria dhe Presidenca e Kosovës duhet të koordinohen shumë afër me miqtë tanë, sponzorizuesit e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit në të gjitha çështjet, si për targat ashtu edhe për dialogun me Serbinë dhe të përfillin kërkesat e tyre. Ky është mesazhi që u jep krerëve të shtetit, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një interviste dhënë për Gazetën Online Reporteri.net.

Ndërsa flet për një marrëveshje finale me Serbinë, deputeti Reçica thotë se asnjë marrëveshje e cila cenon kushtetutshmërinë dhe parimet kushtetuese të sovranitetit, integritetit territorial dhe unitaritetin shtetëror, nuk e ka mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shqetësimi im është se një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë pa njohjen e ndërsjellë, pa një traktat paqeje dhe pa një garanci të ShBA- së dhe BE- së mund të lë hapur çështje delikate që mund të rikthehen në probleme të mëdha ndërshtetërore të cilat mund të rrezikojnë stabilitetin në tërë regjionin e Ballkanit”, thotë deputeti Reçica.

…….

Në këtë intervistë dhënë për Gazetën Online Reporteri, deputeti i PDK-së flet edhe për tema të tjera, si Asociacioni, mundësinë që vizat të liberalizohen në dhjetor, për gjendjen aktuale të PDK-së e rolin e saj në Kuvend.

Reporteri.net: Si e keni parë vendimin e ri të kryeministrit Kurti për targat dhe reagimin e SHBA-së dhe BE-së?

Elmi Reçica: Marrëveshja për targat krijon detyrime për të dy palët, ndërhyrja direkte e shtetit serb te komunitetit jo shumicë serb në Kosovë është e papranueshme, e dëmshme dhe i vë në pozitë shumë të rëndë serbet e Kosovës.

Por, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës duhet të koordinohen shumë afër me miqtë tanë sponzorizuesit e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit në të gjitha çështjet. Nuk duhet lejuar që çështjet e vogla të na pengojnë për të pa dhe zgjidhë problemet e mëdha të cilat janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

……

Kërkesat e sinqerta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian është e domosdoshme të përfillën, sepse sa herë që kemi vepruar në koordinim me këto dy qendra të vendosjes shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj kanë arritur t’i zgjidhin problemet më të rënda, çështjet vitale që kanë ndikuar dhe do të ndikojnë në perspektivën e Republikës së Kosovës.

Pa mbështetjen e tyre të gjithë e kemi të qartë dhe të ditur se ku do të ishin ne sot.

Vizitat e shpeshta të Lajçak por dhe të Escobar në Kosovë a janë një sinjal që po shkohet drejt një marrëveshje finale?

Reçica: Vizitat e zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Escobar dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, z. Lajçak, por edhe intensifikimi i ndërmarrjes së përbashkët të komunitetit ndërkombëtar në relacion me këtë çështje, duhet të shihen nga pikëveshtrimi i nevojës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila në epiqendër të saj duhet të ketë njohjen e ndërsjellë.