7:33 / 22 April 2023
Sonte do të mbahet “prime” i radhës në “Big Brother VIP Albania”.
Këtë të shtunë do të shpallet finalisti i parë mes Luizit dhe Deas, shkruan lajmi.net.
Elvana Gjata na ka bërë konfuz, pasi ka hedhur një storje ku është shprehur se ka një lajm të bukur dhe ka të bëjë me ‘Big Brother VIP Albania”.
“Sonte Big Brother Albania VIP”, ka shkruar ajo duke mos dhënë detaje për çfarë bëhet fjalë.

Olti Curri e ka bërë një koment në profilin e tij të ‘Instagramit’, ku ka ironizuar.
“Sonte në shtëpinë e BBVIP do të hyjë Efi Dhedhes, për t’i bërë surprizë sozisë së saj Elvana Gjata”, ka shkruar Olti.
Ndryshe, Elvana Gjata, ka paralajmëruar koncertin e saj që mbahet në Vien pikërisht sonte.
Se çfarë do të ndodhë do e presim “prime-n”.
