Lajme

Elvis Hoxha: Liderët e opozitës shkuan në ShBA për të ofruar servilitet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:11 / 9 February 2023

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka akuzuar opozitën se po shkojnë në Washington për të ofruar servilitet.

Hoxha ka cituar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, ku përmendej edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

“Kosova e pavarur me njohje reciproke në qendër, ia thuani edhe Escobarit siç po ma thoni mua; kurrë nder më të madh nuk do t’i bëni vendit!” – ka thënë ai.

Hoxha ndërkohë, konsideron se udhëheqësit e opozitë shkuan për “servilitet në Washington”.

“(Kryeministri Albin Kurti ndaj udhëheqësve të partive opozitare që po shkojnë të ofrojnë servilitetin në Washington)” – ka shkruar ai.