Lajme

Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por votoj si PDK-ja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:17 / 3 March 2026

Deputeti i PDK-së thotë se e vlerëson punën e Presidentes Vjosa Osmani, por vendimi për votim do të jetë i përbashkët me partinë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka deklaruar se e respekton dhe e vlerëson punën e presidentes Vjosa Osmani, por ka theksuar se vota e tij për çështjen e presidentit do të jetë në koordinim të plotë me Grupin Parlamentar të PDK-së.

“Eman Rrahmani e respekton dhe e vlerëson punën e Presidentes Vjosa Osmani, ndërsa vota është në koordinim të plotë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

Rrahmani ka nënvizuar se vendimi për votimin lidhur me zgjedhjen e presidentit do të jetë i përbashkët me PDK-në, pavarësisht se kush do të jetë kandidati për këtë post.

“Është vendim i përbashkët me grupin parlamentar të PDK-së që do të jetë rreth votimit për çështjen e presidentit të Kosovës ose presidentes, pavarësisht se kush është”, është shprehur ai në një intervistë për RTV Dukagjini.