Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, e cila tashmë një karrierë në mbarë botën, ka rrëfyer në podcastin e Kryeministrit Edi Rama jetën dhe karrierën e saj.
Ndër të tjera, Emina tregoi se si nëna e saj u ksihe dhënë bukë shqipëtarëve të Kosovës në kohën e luftës gjatë viteve të 90-ta.
Ajo tregoi se ushtria serbe kontroillonte shtëpinë e saj duke menduar se aty fshiheshin refugjatët nga Kosova.
“Nëna ime u kanë dikush që kur të kishe hi në shtëpi nuk të kish lanë me dalë pa të dhanë bukë më hangër. Nëse kishe qenë lypës, president, apo pastrues, nuk ka pas lidhje, kur ke hy në shtëpi ajo të ka dhanë bukë me hangër”.“Në vitet e 90′ më kujtohet lufta në Kosovë. Te shpija jem kanë kalu refugjatë tanë kohën, Ushtria Jugosllave na vinte rreth e rreth shpije me pa se a kemi refugjatë në shtëpi. Babi i kalonte me sule këndej. Nana jem rrobat tona ia jepte fëmijëve, i veshte, i jepte me hëngër edhe midis natës i hupshin në sule me kalu në Shqipëri”, u shpreh ajo.