9:37 / 2 August 2022
Enver Dugolli, në një intervistë për ATV tha se dhënia e afatit shtesë prej një muaji nuk është zmbrapsje e Qeverisë, shkruan Sot News .
Dugolli thotë se është e habitshme se si opozita dhe Vuçiqi në të njëjtën kohë po flasin për shkarkimin e kryeministrit Kurti.
Sipas tij, vendimi për vendosjen e masave reciproke është i drejtë dhe si i tillë është i pakthyeshëm.
“Kosova nuk është tërhequr për asnjë moment. Vendimi i Qeverisë për vendosjen e masave reciproke është i drejtë dhe si i tillë është i pakthyeshëm. Dhënia e afatit shtesë për zbatim prej një muaji nuk është zmbrapsje”, deklaroi Dugolli.