Lajme

“Enver Hoxha është shqiptari më i madh”- Ish i burgosuri politik sqaron deklaratën e tij

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:49 / 29 November 2022

Në emisionin “Politiko”, ish i burgosuri për çështje politike, Fehmi Berisha ka sqaruar deklaratën e tij që më herët e kishte thënë se “Enver Hoxha është shqiptari më i madh që ka njohur”, raporton Gazeta10.

Sipas Berishës, vetëm në kohën e Enver Hoxhës Shqipëria arriti të i ruaj kufijtë shtetëror dhe të ketë avancime në kulturë e fusha të tjera të jetës.


“Për arsye se Enver Hoxha i priu vendit, u rreshtua drejt në krahun e Aleancës, e çliroi vendin dhe e priu vendin shqiptar nga zero dhe e la me 300 mijë intelektual që erdhën me studime nga universitetet botërore. Për atë arsye vetëm Enver Hoxha dhe vetëm në periudhën e Enver Hoxhës Shqipëria arriti të i ruaj kufijtë dhe të avancoj popullin shqiptar në të gjitha fushat e jetës prej shoqërive kulturore artistike në fshatra e deri tek teatri, filmi e ansambli kombëtar.”, ka thënë Berisha.