1:05 / 4 February 2026
Hoxhaj përshkruan Hill si mik të Kosovës dhe përkujton rolin e tij në negociatat e Rambujesë në 1999.
Enver Hoxhaj nga PDK ka zhvilluar një takim në Uashington me diplomatin amerikan Christopher Hill.
“Me Ambasadorin Christopher Hill, mikun tim dhe të Kosovës, për një çaj në D.C.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetet sociale.
Hill ka shërbyer si Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat e Rambujesë në vitin 1999. Ai ka shërbyer gjithashtu si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.