Lajme

Enver Petrovci foli drejt, e vërteta dhemb

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:19 / 29 March 2024

NGA: FATON MEHMETI

Mjaftoi një deklaratë e aktorit Enver Petrovci për ish-udhëheqësit e UÇK, që lukunia e trushpëlarëve të vërsulen ndaj tij. Ata që u vërsulën ndaj z. Petrovci nuk merren me përmbajtjen e deklaratës, gjuajnë gur e vrer nën flamurin e UÇK, që pa të drejtë e kanë përvetësuar. Le të del diku tjetër dhe le të thotë se nuk qëndron deklarata e tij se “pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësues e bodyguarda”, referencë për ata që pa rëndësi kanë marr nën pronësi stemën e UÇK-së.

Pavarësisht se nuk ka asgjë të keqe të jesh bodyguard apo mësues, gjithsesi aty do të kishin ngelur gjithë jetën e zyrtarët e qeverisë veç në televizor i kishin parë nëse s’do ekzistonte lufta. Edhe në luftë s’do kishin arritur në krye të saj nëse do të ishin të sinqertë.

Përveç kësaj, militantëve të ish-udhëheqësve të luftës u dhemb edhe më shumë pasimi i deklaratës së z. Petrovci, se “Kurti lexon më shumë se të gjithë të tjerët bashkë në Parlament, ndërsa për ish-udhëheqësit tjerë të shtetit tha se erdhën rastësisht në shprehje vetëm për shkak të luftës”. Kjo është e vërtetë, e ata shajnë dhe linçojnë aktorin vetëm sepse tha një të vërtetë, nëse kanë argumente le ta kundërshtojnë por jo nga mungesa e argumenteve duke ofenduar.

Enver Petrovci është shembull se sa e vështirë është të thuash të vërtetën në një shoqëri e dëmtuar nga keqqeverisja e atyre që në emër të luftës shkatërruan çdo gjë. Një shoqëri e edukuar keq, ku nuk pranohet të vërteta për shkak të divergjencave, ka nevojë për çlirim nga stereotipet, ballafaqim me të vërtetën dhe debat me fakte e jo me shpifje e linçime.