Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot kjo parti ka lidhur koalicion me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Ky bashkëpunim është rikthim në traditën e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sot, në Prishtinë, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënshkruam marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Ky bashkëpunim është rikthim në traditën e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi. Përbashkimi i së djathtës brenda listës së LDK-së, me programin e LDK-së dhe me bindjet tona ideologjike që definojnë vet të ardhmen euroatlantike, është domosdoshmëri kombëtare!
LDK-ja do të vazhdojë angazhimin në përbashkimin e së djathtës me partnerë të tjerë gjatë ditëve, javëve e mujave të ardhshëm!