Lajme

Erdhi momenti i shumëpritur i shqiptarëve – Luizi dhe Kiara shpallen zyrtarisht burrë dhe grua

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:11 / 6 May 2023

Kërkesë e të dyve ishte që në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, të kurorëzonin dashurinë e tyre.

Luizi dhe Kiara sonte zyrtarisht u shpallën burrë dhe grua.

Një celebrim i vecantë që u organizua nga stafi i produksionit të Big Brother VIP Albania.

Kurorezimi i tyre është mbajtur në Bashkinë e Tiranës, dhe është celebruar nga Erion Veliaj.

Në festën e dasmës së Luizit e Kiarës, kanë qenë pjesëmarrës shumë familjarë e miq të ciftit.

Ndërkohë që Kiara gjatë celebrimit, ka pranuar që ta marrë zyrtarisht mbiemrin Ejlli, kështu edhe duke shkëmbyer unazat me njëri tjetrin.

Kujtojmë se sonte Dea dhe Efi ishin dy të elimuarat, kështu duke shkuar ‘kokë më kokë’ Luizi dhe Kristi. Se cili do të shpallet fituesi i këtij Big Brother-i mbetet të shihet.