3:17 / 8 May 2023
Presidenti i Turqisë, Taip Erdogan ka mbajtur një tubim në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen sot një javë në Turqi.
Në këtë tubim është parë një pjesëmarrje masive e përkrahësve të tij.
Sipas Presidentit aktual të Turqisë Taip Erdogan para tij në këtë tubim po qëndronin 1 milion e 700 mijë njerëz.
Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, ai ka thënë se më 14 maj dikush do të shkojë në pension.
“Stambolli po bërtet sot, dhe do të dërgojmë dikë në pension më 14 maj. Sipas shifrave zyrtare, 1 milion e 700 mijë njerëz janë mbledhur në tubim”, citohet të ketë thënë Erdogan.