Lajme

Erdogan ‘ngacmon’ Osmanin: Turqishten, herë po e mëson, herë po e harron

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:08 / 13 April 2025

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë miqësore me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë Forumit të 4-të të Diplomacisë në Antalya.

Gjatë takimit, Erdoğan e përshëndeti Osmanin në gjuhën turke dhe me humor i tha: “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni.”

Presidentja Osmani reagoi menjëherë me buzëqeshje, duke iu përgjigjur në turqisht: “Po mësoj, por duhet ta praktikoj me ju.”

Forumi, i cili ka nisur dje në Antalya, do të zgjasë deri të dielën dhe po mbledh liderë botërorë, diplomatë e ekspertë për të diskutuar çështje kyçe ndërkombëtare dhe sfidat globale.