Lajme

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:42 / 20 May 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e lartë duke kundërshtuar masën e arrestit në burg, të vendosur nga të dyja shkallët e GJKKO.

Avokatët e Veliajt përmes argumenteve të parashtruara kërkojnë heqjen e masës së arrestit të caktuar ne shkurt të këtij viti me dyshimin se zyrtari i lartë është i përfshirë ne korrupsion.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave./Euronews.al