Lajme

Erjola ia përmendi djalin Meritonit, ai tha se e ka lënduar shumë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:58 / 27 February 2024

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Erjolës dhe Meritonit gjatë ditëve në shtëpi, ku ky i fundit u ndje i prekur pasi djali i tij u përmend nga Erjola.

“Nuk ishte një hakmarrje. Tentova të isha serioze dhe nuk talla as përdora fëmijën e askujt. Ajo fjala ‘censuroj’ është që e ndjekin familje, fëmijë dhe djali i tij. Nuk thashë asgjë tendencioze. Evidentova një fakt që kur ai nuk është në rol, e përdor e tall dikë me fëmijën e vetë”, ka thënë Erjola.

“Më përmende djalin. Po më ofendon djalin me situatën e Gazit”, është shprehur Meritoni.

“Do më dukej njeri po të ishte vetëm. Prandaj dhe i përgjigjem kaq ashpër. Nëse luan me mua ashpër, ashpër do jem. Jo pasarelë, nxjerrja e llapës. Me mua duhet të merret si lojtare dhe jo me fizikun tim, sepse jam e lodhur”, ia ktheu Erjola.