Lajme

Ermal Mamaqi: Luizit i duhet një këshilltar i mirë, pas përfundimit të Big Brother do e kuptojë çfarë ka ndodhur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:43 / 15 April 2023

Ermal Mamaqi së fundi ka komentuar lidhur me Luizin dhe disa banorë të tjerë.

Aktori foli për çiftin tashmë të krijuar në “Big Brother VIP Albania”, shkruan lajmi.net.

Ai ishte i ftuari i radhës në “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj.

Mamaqi dha sugjerimin e tij mbi dy konkurrentët se çfarë ata të dy duhet të bënin kur të dilnin jashtë shtëpisë së famshme.

“Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”, tha Ermali.

Ndërsa, për Luizin tha se ai duhet të marr një këshilltar të mirë pas daljes sepse vetëm pas përfundimit të ‘BBVA” do ta kuptojë se çfarë ka ndodhur.

“Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash pastaj mendo se çfarë ke bërë”, tha Ermali.