Spektakli i sotëm i ‘Big Brother VIP Albania’ ka nisur mjaft i vrullshëm dhe me debate të forta, ku në qendër janë Luizi dhe Kiara Tito. Edhe pas leximit të zarfit të Zi nga Arbana, ku banorëve u jepej një ultimatum i fundit rreth episodeve të dhunës dhe kërcënimeve, sërish ka pasur debate.

I fundit ishte ai mes Ermionës dhe Olta Gixharit, me ish-missin e cila i është kthyer ashpër Oltës, së cilës i tha se është gënjeshtare dhe se po gënjen për këtë situatë sy ndër sy. Sipas saj, ajo është njësoj si Luizi edhe pse e sulmon këtë të fundit
“Ti je gënjeshtare po gënjen sy më sy, e paedukatë, e pacipë. Të njoh Olta, të njoh shumë mirë. Mbaje gojën kaq po të them. Ja pra dhe flet për Luizin, ja ku e ke. Të dalësh nga vetvetja me këto.”- tha Jona.
Kujtojmë që përmbajtja e zarfit të zi ka prekur të gjithë banorët lidhur me lojën që ata do të bëjnë në vijim.