Ballina

Escobar: SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:05 / 13 December 2022

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë është shprehur se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.

“Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim ketë fare”, deklaroi Escobar.

“Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR”, vijojë ndër të tjera ai.