Lajme

“Është duke ardhur era krim”, Syla flet për rastin e Martin Berishajt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:10 / 25 April 2022

Gazetari Valon Syla, ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar.

Syla thotë se praktika e Kosovës tregon se janë shkarkuar diplomatë ‘për një fjalë’ derisa e njëjta s’po ndodh tani kur bëhet fjalë për 600 mijë euro.

“Kur Prindoni po thotë mediat te na janë ndërmarrje e përbashkët kriminale, e është diplomat i Kosovës në Shkup e rri gjithë ditën këtu në korridore të presidencës, askush nuk e thirr Prindonin me i thanë a po shkon te shpija ti”, thotë Syla.

“Kur fol Martin Berishaj dhe i dalin 600 mijë euro në llogari “jo se dikush ja ka shti. Qysh? Ne i kemi kthyer njerëzit për një deklaratë”, shpjegon Syla në T7.

“Pse nuk thirret Martin Berishaj tash. Me u pezulluar, me hetu. Le ta bëjë ndash grupi parlamentar, ndash Kuvendi. Qysh është e mundshme, je zënë me 600 mijë, s’po e dijmë kah kanë shkuar e qenka problem me të hetu se je dost i Glaukut, Albinit e Vjosës”, tha ai.

“Kur u prish Golob me Janshën në Slloveni, Martinin e kanë zënë në gërshërë, e kanë prerë dhe ja kanë qit të dhënat. Ja kanë qit të dhënat e sakta se ata ndërmjet vete janë përla”, shtoi Syla.

“Është duke ardhur era krim. Duhet me u hetu”, theksoi Syla.