Lajme

“Është momenti im”/ Xum Allushi hyn i vendosur në “Big Brother Vip”: Kam ardhur për të fituar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:47 / 21 December 2024

Xum Allushi është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së “Big Brother”.

Ai vjen me vetbesim, duke thënë se në “Big Brother Vip” do hyjë për të fituar, pasi e ndjen se ky është momenti i tij.

“E kam ndjerë brenda vetes dhe është momenti im ky. Është diçka shumë madhore që më pret. Momentalisht drejtoj bizneset e miija familjare. Në vitin 2012, solla risinë në Shqipëri me videot e mija gazmore. Kam bërë një transpformim shumë të madh tek vetja, kam hequr shumë kilogramë. Do jetë një nga eksëperiencat më të bukura që do përjetoj. Familja ime nuk e di që do hyj, do jetë surprizë, por do marr një bluzë të mamit ta kem aty sepse e dua shumë. I kam gënjyer por është gënjeshtër e bardhë. Motra ime është bashkëpunëtore e krimit. Ajo vajzë dueht të dijë se duhet shumë punë për të fituar zemrën time.” -tha ai.

Gëzim Allushi (Xum Allushi) 30 vjeç, nga Tirana, i njohur fillimisht prej videove komike që postonte në Instagram dhe për peshën e trupit. Me kalimin e kohës vendosi që të dobësohej, iu deshën dy vite dhe ia doli të humbasë gjysmat e kilogramëve. Ka hapur qendrën e tij të dobësimit dhe fitness, si dhe një fondacion për të ndihmuar njerëzit. Xumi thotë se nuk do famë sepse e ka pasur para të tjerëve, por futet në Big Brother për të fituar.