Lajme

“Është tragjike!”, Kraki reagon ashpër ndaj BE-së dhe SHBA-së – paralajmëron këtë rrezik për Kosovën!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:23 / 8 September 2024

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki ka reaguar ashpër ndaj BEsë dhe SHBA-së për qasjen e tyre ndaj Serbisë.

Ai në një postim në Facebook fajësoi Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trimërim të shtetit serb, pasi me përkëdhelje ia mundësuan edhe sulmin në Banjskë.

“Është tragjike të thuhet e të mendohet, por në rrethanat që kanë ardhë, Perëndimi do i gëzohej një Banjske të dytë në veri dhe madje edhe do ta ndihmonte Serbinë në atë drejtim.

Nëse nuk detyrohet Serbia t’i respektojë marrëveshjet e fundit dhe nëse Perëndimi nuk ndërron qasje, atëherë Kosova dhe paqja në Ballkan rrezikohen seriozisht”, shkroi ndër të tjera Kraki, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Para një viti Evropa dhe Amerika mundësuan sulmin në Banjskë duke e trimnu Serbinë.

Trimnimi i Serbisë vazhdon edhe sot, tash madje edhe me përkëdhelje dhe nxitje për sulme tjera ose sabotime kundër Kosovës.

Është tragjike të thuhet e të mendohet, por në rrethanat që kanë ardhë, Perëndimi do i gëzohej një Banjske të dytë në veri dhe madje edhe do ta ndihmonte Serbinë në atë drejtim.

Nëse nuk detyrohet Serbia t’i respektojë marrëveshjet e fundit dhe nëse Perëndimi nuk ndërron qasje, atëherë Kosova dhe paqja në Ballkan rrezikohen seriozisht.