Lajme

Eskobari ‘e dridh’ Vuçiqin, e mbështetë Albin Kurtin!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:53 / 23 August 2022

Arritja e Eskobarit dhe Lajçakut në Kosovë pak ditë para përfundimit të implementimit të vendimit të Qeverisë për letërnjoftimet është sinjal i fortë për mbështetjen e Qeverisë në vendimet e saja sovrane dhe të drejta.

Krahas saj përpjekjet për zgjidhje të implementimit të tyre pa shkaktuar dhunë janë të dukshme. Gjithnjë në favor të mbështetjes së institucioneve të Kosovës, SHBA-ja nuk rresht në potencimin e saj të fuqishëm, “Kosova shtet i pavarur, vendimet e saj sovrane duhet të respektohen”. Eskobar përforcon pozicionin e z.Lajçak në krizë të madhe të besimit, në një proces të gjatë të ndërmjetësimit me shumë pak rezultate.

Me kalimin e kohës vetëm sa rritet dëshpërimi i palëve në proces, BE-ja ka shfaqur lojalitet ndaj procesit të komplikuar me vendosmërinë e munguar prej fillimit. Në këtë kuptim, kërcënimet e Vuçiqit s’janë asgjë tjetër përveç se matje e pulsit të SHBA-ve, pulsit të e BE-së, e ka matur qysh moti.

Vuçiqi ndihet në siklet nga angazhimi i ShBA me Eskobarin në krye, e ka pushtuar frika se një angazhim i ShBA-së do të sjellë edhe vënien para aktit të kryer të Serbisë. Vuçiqi është i vetëdijshëm se me ShBA-ja s’mund të të tallet si me BE-në. Kërcënimet e Vuçiqit janë të kota, janë kamuflim për të zbutur ultra nacionalistët të zemëruar për “zbutje të qëndrimeve ndaj Kosovës”.

Loja e presidentit serb degëzohet në: mbajtje të mbështes së serbëve dhe forcim të pozicionit në raport me ndërkombëtarët. Para 1 shtatorit pritet të gjendet zgjidhja për reciprocitetin, si askush tjetër është Vuçiqi interesuar për një gjë të tillë në tentativat për të shmangur turpërimin e asaj që s’mund të ndalet.

Vendosmëria e Qeverisë, e ka vënë përballë të pashmangshmes Vuçiqin.

Kërcënimet për sulm ndaj Kosovës janë të kota, derisa të jetë edhe ushtari i fundit amerikan, Serbia nuk ka guximin as me menduar seriozisht për një gjë të tillë, për hapa konkret as që vjen në shprehje. Eskobari i ShBA-së tashmë ia ka fut frikën Vuçiqit me të vërtetën dhe mbështetjen për Kosovën, dhe vendimet e saja sovrane.