Lajme

Provokimet e tifozëve serbë, Mandl thirrje BE-së: Kënd do të sanksiononi?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:07 / 28 July 2023

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka reaguar sot pas thirrje nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit kanë bërë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

E pas këtyre thirrje ka reaguar eurodeputeti austriak Lukas Mandl ku në një postim në Twitter, ku ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i pyet nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.

“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, shkruan Mandl.

Ndryshe, lidhur me thirrjet nacionalistëve të tifozëve serbë kanë reaguar edhe zyrtarë qeveritarë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”.