9:38 / 18 December 2025
Thijs Reuten, anëtar holandez i Parlamentit Evropian, ka vlerësuar se pas heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, hapi i radhës është shqyrtimi i aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat.
Në një postim në “X”, Reutes i ka quajtur politikë katastrofale të BE-së masat ndaj Kosovës.
“Më në fund. Urime Kosovë. Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të vazhdojmë përsëri rrugën evropiane të Kosovës. E radhës: të procedohet aplikimi i anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur në sirtar prej vitesh” – ka shkruar Reuten.