Lajme

Eva Alikaj flet për luanin e Shqiptarëve: “Mirë ia bëra po hajt. Nuk jam bërë pishman për Bigun”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:00 / 10 November 2024

Gjatë një interviste në një emision televiziv, aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj ka folur edhe për përvojën e saj në “Big Brother VIP Albania”, në edicionin e dytë.

Ajo u ndal te konflikti që pati me Luiz Ejllin, ku me humor tha “mirë ia bëra, po hajt”.
Pjesë nga bashkëbisedimi:

Si u ndjeve kur u bërë e famshme?

Eva Alikaj: Nuk kisha si ta dija që këtë famë të madhe.
Sy të pëlqeu që të zgjodhën për këtë rol?

Eva Alikaj: Jo shumë, pasi nuk ishte shumë i skalitur roli im.

E provove një aventurë, edhe pse të shkurtër, ajo në BBVip. Përfundoi shumë shkurt, ti dole. Ti publikisht i ke kërkuar falje Luzit. Ju sot keni kontakte, flisni apo…
Eva Alikaj: Jo! Më tha dikush “ti je dhe do mbetesh në zemrat tonë, edhe kur bën ndonjë gabim”. Unë e kam kaluar. Për “bigun” as im bir s’ka qenë dakord, kanë të drejtë, por… Nuk jam bërë pishman. Unë hyra, pavarësisht se isha gabim. Ishte periudha që më ndodhi me babin dhe doja të largohesha nga ajo gjendje. Nuk e mendoja të hakërrohej në atë mënyrë, të thotë “do të lë pa gjumë”, ky ishte kërcënim. Mira ia bërë, po hajt.