Dje, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Fondin Sovran.
Lëvizja Vetëvendosje e cilëson si projektin më të madh ekonomik në vend, ndonjëherë.
Me 61 vota PËR, deputetët e mbështetën këtë projektligj që shtyn përpara zhvillimin ekonomik të vendit.
Por, çfarë do të bëjë Fondi Sovran?
Më poshtë keni të renditura pikat, me të cilat identifikohet Fondi Sovran.
Bëjë një reformë thelbësore në sektorin e ndërmarrjeve publike, duke i vendos ato në baza të shëndosha financiare, e në rrugë të qëndrueshmërisë komerciale, sociale e ambientale.
Mbështes zhvillimin dhe rritjen e industrive eksportuese dhe të ngritjes së bazës teknologjike të vendit.
Stimulojë krijimin e tregut të kapitalit në Kosovë, duke krijuar një burim të ri investimesh për gjithë ekonominë e Kosovës.
Krijojë rezervë të nevojshme fiskale për vendin.
Vendosë Kosovën në hartën e tregjeve globale financiare.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sot, pasi të enjten në Kuvendin e Kosovës është miratuar ligji për Fondin Sovran.
Kurti ka thënë se me këtë hap, Kosova është më pranë të bashkohet me Irlandën, Slloveninë, Greqinë dhe vendet tjera evropiane.
Shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ky fond do të përmirësojë rritjen e GDP, do të rrisë fitimin e ndërrmarrjeve publike dhe do të ndihmojë në sigurimin e mirëqenies së brezave të ardhshëm.