Edhe pak ka mbetur deri në hapjen e fabrikës “MUNDA” në Kosovë, që do të prodhojë nga Kosova për sektorin gjerman automjeteve, njofton Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
“Po afrohet hapja e fabrikës së MUNDA-s, që do të prodhojë nga Kosova për sektorin gjerman të automjeteve”
Prodhuesi gjerman MUNDA është anëtari më i ri i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Pas më shumë se dy vjetësh nga kontakti i parë me Kosovën, nëpërmjet Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, gjithçka po shkon në drejtim të duhur për hapjen e një prej investimeve më të mëdha gjermane në Kosovë, në sektorin e prodhimit”, thuhet në njoftimin e OEGJK-së.
MUNDA joint-venture e kompanive Aunde dhe Mentor, do të prodhojë pjesë sistemet e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilave. Prodhimi pritet të hapet në vitin 2024.
Gjermania vazhdon të mbetet investitori më i madh në Kosovë, me rreth 587 milion Euro investime të huaja direkte nga Gjermania në Kosovë, vetëm për periudhën Janar 2018 – Prill 2023.
MUNDA është në kërkim të punëtorëve, linqet për të cilat pozita mund t’i gjeni si më poshtë: