Lajme

Faleminderit përjetësisht Izrael, për ndihmën që na keni dhënë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:17 / 21 September 2024

NGA: PETRIT DIBRANI

E kam thënë edhe më parë. Mos u kruani se s’mundeni!

S’mundeni jo vetëm se jeni të paaftë, po edhe pse s’keni guxim.

Dija është fuqi, ngase askush në botë nuk është më i fortë sesa njeriu i ditur.

Shpërthen edhe n’xhep, ngase i keni sulmuar në shtëpi, në gra dhe fëmijë.

Jo vetëm pse e ndihmuan kombin tim dhe mua njëkohësisht, mirëpo pse janë të ditur e punëtor dhe trima e patriot.

Të përndjekur dhe të shpërndarë thuajse në tërë botën, mirëpo kur u rikthyen, e treguan vetëmbrojtjen dhe patriotizmin, e dashurinë për vendlindjen.

Nga këto që i kanë thënë, kanë mësuar të veprojnë për atdhe.

Në Londër, e kanë lagjen e tyre, kur duan vet, e hapin dhe e mbyllin hyrjen, pa e pyetur askënd!

Në Zūrich të Zvicrës gjithashtu, dhe njëkohësisht edhe në New York City.

Interesante, inkurajuse dhe të rëndësishme çfarë kanë thënë:

• Çfarë nuk sheh me sytë tuaj, mos e shpik me gojë.

• Ligji punon ashtu si dëshiron paraja.

• Një nënë e kupton çfarë nuk i tregon i biri.

• Sa më ngadalë të ecësh, aq më shpejtë do të mbërrish.

• Askush në botë, nuk është më i fortë sesa njeriu i ditur.

• Atëherë kur të ngutet më së shumti, bëhu më i ngadalshëm.

• Edukata është më e rëndësishme se origjina.

• Edhe nëse të është tharë goja nga etja, mos pi ujë në pus të hajdutit.

• Gota e parë – njeriu merr verën; gota e dytë – vera merr verën; gota e tretë – vera merr njeriun, etj….

Mos u inatosni dhe xhelozoni, edhe pse inatin mund t’jau keni, mirëpo hakun duhet për tua dhënë!

Faleminderit përjetësisht Izrael, për ndihmën që na keni dhënë.