Lajme

Familja Geci me dy kandidatë: Fadili me LDK-në, ndërsa Fatosi, djali i Halilit, në GUXO

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:27 / 7 December 2025

ër dallim nga zgjedhjet e fundit, kësaj radhe, familja Geci është në garë me dy kandidatë. Pasi Marigona Geci nuk rikandidoi, nga dera e kësaj familje garës i kanë hyrë dy burra, Fadili dhe Fatosi.

Dy pasardhës të ksaj familje garojnë në dy parti të ndryshme. Fadil Geci, njëri nga shtatë vëllezërit Geci, është kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Gazeta Politika.

Madje, ai tashmë e ka filluar fushatën që një kohë, duke dhënë intervista dhe vizituar mërgatën.

Ndërsa sot Fatos Geci, djali i Halil Gecit, vëllait të madh të kësaj familje, ka njoftuar se do të garojë në listën e GUXO-s.

Ai ka treguar se pse i ka hyrë garës.

Në politikë hyj pasi i kam përfunduar objektivat e mia profesionale dhe akademike, dhe vlerësoj se tashmë jam plotësisht i përgatitur të jap kontributin tim me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë” – ka shkruar Geci.