Lajme

Familja Rugova në mbështetje të Vjosa Osmanit për mandatin e dytë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:09 / 1 March 2026

Deputeti i LDK-së po lobon për mbështetje të gjerë, ndërsa bashkëshortja e djalit të Ibrahim Rugovës vlerëson punën e presidentes.

Bashkëshortja e djalit të Ibrahim Rugovës, Uke Rugova, Blerta Rugova, ka dalë hapur në mbështetje të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë në postin e presidentes së Kosovës.

Gazeta Politika mëson se deputeti i LDK-së po lobon aktivisht për të siguruar mbështetje të gjerë për Osmanin në këtë proces.

Blerta Rugova ka theksuar më parë se Osmani ka punuar mirë si presidente dhe e konsideron atë një rugoviste, duke nënvizuar lidhjen e saj me vizionin dhe vlerat e Ibrahim Rugovës.