Lajme

Fana Rugova – Osmanit për nderimin ndaj Rugovës: Falemnderit zonja presidente

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:14 / 21 January 2026

Bashkëshortja e Presidentit historik shpreh mirënjohje për ceremoninë përkujtimore dhe aktivitetet e organizuara.

Fana Rugova, bashkëshortja e Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ka shprehur falënderimet e saj të sinqerta ndaj Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, për organizimin e ceremonisë përkujtimore në nder të bashkëshortit të saj.

Në krah të Presidentes Osmani, Fana Rugova u shpreh mirënjohëse për vëmendjen dhe respektin e treguar ndaj figurës së Presidentit historik. “Faleminderit shumë zonja Presidente. E falënderoj Presidenten Osmani për këtë ceremoni për nder të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Faleminderit shumë për të gjitha aktivitetet e sotme,” u shpreh ajo.